
Shije të hidhur ka lënë humbja e fundit e Shqipërisë ndaj Izraelit, teksa kuqezinjtë u mundëm me rezultatin 2-0 në transfertë dhe minimizuan shanset për një kualifikim të mundshëm nga “Liga e Kombeve”.
Gjithsesi, matematika është ajo që na mban në lojë dhe futbollistët e Shqipërisë kanë nevojë për mbështetje, ata nuk mund të braktisen. Këtë herë kuqezinjtë do të luajnë ndaj Skocisë, në sfidën e fundit të “Ligës së Kombeve” e cila do të luhet në datën 17 nëntor në stadiumin “Loro Boriçi”.
FSHF ka bërë publike edhe listën e çmimeve sesi luhatet një biletë online në sektorë të ndryshëm, të cilën mund ta shihni edhe më poshtë: