
Pas publikimit të listës zyrtare të 25 kuqezinjëve, djemtë e Panuçit kanë zbarkuar në atdhe. Në Tropikal Resort, aty ku prej vitesh zhvillohen seancat stërvitore, ka mbërritur që dje sulmesi Sindrit Guri . Taulant Xhaka ka mbërritur në mesnatë ndërsa një pjesë e madhe e lojtarëve dhe sidomos ata të kampionatit italian pritet të ankorohen sot gjatë ditës në Durrës.
Grezda do të udhëtojë nga Paris ndërsa i gjithë grupi do të mblidhet shumë shpjet për të ndjekur urdhrat e Panuçit. Shqipëria pret Izraelin në “Elbasan Arena” më 7 Shtator, për ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve./Shqipëria.ch/