
Partizani ka arritur të fitojë ndaj Kastriotit në takimin e luajtur në “Selman Stërmasi” me rezultatin 1-0.
Goli i shpejtë i realizuar nga ana e Asanit do të krijonte përshtypjen se të kuqtë do e kishin gjithçka të thjeshtë, por që nuk rezultoi kështu. Madje, në minutat e fundit Kastrioti ishte shumë pranë avantazhit.
I ftuari i veçantë i kësaj ndeshje ishte trajneri i Shqipërisë, Panuçi. Tekniku Italian ndodhej për të vëzhguar disa futbollistë të Partizanit që mund t’i hynin në punë me Kombëtaren, por që duke parë lojën e prodhuar në ditën e sotme, ndoshta mund ta konsiderojmë edhe si një kohë të humbur. /Shqipëria.ch/