Ngjashmëria e madhe që mund të ketë një njeri i thjeshtë me personazhet e njohura, është gjithmonë një “armë shtesë” për jetën e përditshme. Por iraniani Reza Parastesh, e ka tepruar me përdorimin e bujarisë së natyrës.
Flasim për njeriun që ishte identik në pamje me yllin e Barcelonës, Lionel Mesi. Ai hiqej si të ishte futbollisti argjentinas, duke marrë pjesë në reklama dhe televizione të ndryshme, por edhe duke çuar në shtrat shumë vajza, të cilat mendonin se po flinin me Mesin. Të gjithë skemën e mashtrimin e zbulon “Marca”, e cila shkruan se Paratesh ka dërguar në shtrat 23 vajza të ndryshme në 2 vitet e fundit, me të njëjtin mashtrim. /Shqiperia.ch/