You are here
Home > Kombëtarja > Ngjashmëri e frikshme me Agollin, Hyka e lë shirtin në…tribunë

Ngjashmëri e frikshme me Agollin, Hyka e lë shirtin në…tribunë

Jahmir Hyka është i munguari i rradhës në listën e Panuçit ashtu si kaipteni Ansi Agolli, teksa u bë zyrtare ditën e djeshme, pasi në dy ndeshjet e ardhshme të kuqezinjve ai nuk do të jetë pjesë e ekipit.

Mesfushori që luan në kampionatin amerikan me skuadrën e MLS, nuk ka arritur që këtë herë të bind selektorin italian për të marrë një ftesë tek Kombëtarja. Kujtojmë që herën e fundit, në përballjen kundër Izraelit, mesfushori luajti me shiritin e kapitenit në krah.

Jahmir Hyka nuk është i preferuar në ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë, pasi trajneri italian, Kristian Panuçi në këto sfida po mendon për lojtarë të rinj dhe me një të ardhme të bujshme tek klubet e tyre përkatëse. Kjo gjë nuk e favorizon shumë futbollistin kuqezi, teksa është mungesa e rradhës në dy sfidat e muajit tetor. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top