Eros Grezda nuk ka luajtur në dy takimet e vlefshme për Ligën e Kombeve, që Shqipëria zhvilloj ndaj Izraelit dhe Skocisë.
Një nga talentet më të mirë të Shqipërisë, nuk është në formën e duhur, pas një dëmtimi që e la gjatë jashtë fushës së blertë. I ftuar nga Panuçi, Grezda do të tregonte një formë të dobët në stërvitje për shkak të mungesës për një kohë të gjatë në futbollin e luajtur.
Tekniku italian i dha leje për t’u larguar nga Kombëtarja, ndërsa të njëjtën gjë duket se do të bëj edhe Xherard. Mesfushori shqiptar është stërvitur me ekipin e Rangersit për ndeshjen e kampionatit, por sipas të gjitha gjasave, Grezda do të ndodhet sërish në tribunë këtë javë. Arsyeja? Xherard nuk kërkon të rrezikojë, me Grezdën është plani i së ardhmes. /Shqipëria.ch/