You are here
Home > Futboll Bota > Nga tragjedia familjare te gjykimi i francezëve, Fatlum Berisha i sfidoi të gjitha rregullat

Nga tragjedia familjare te gjykimi i francezëve, Fatlum Berisha i sfidoi të gjitha rregullat

Ndonjëherë jeta të sprovon aq shumë, sa të dorëzohesh, është e vetmja mundësi që të ngelet për të zgjedhur.  Por në këtë rrugë ecin personat e dobët, sepse ata të fortët, si Fatlum Berisha, i sfidojnë të gjitha ligjet e jetës, për të vazhduar rrugëtimin e tyre pavarësisht pengesave që u dalin përpara.

Nuk ishte e lehtë historia e Berishës, teksa vetëm përpara pak kohësh humbi djalin e tij. Tashmë ai është gati t’i kthehet gjykimit të ndeshjeve pas pushimit të gjatë për fatkeqësinë e ndodhur. Ai do të jetë së bashku me Genc Nuzën, Bujar Selimajn dhe Visar Kastratin, njerëzit që do të mbajnë drejtësinë mes Francës U-21 dhe Luksemburgut U-21, që do të zhvillohet të martën e 11 shtatorit në Strasburg.

Ky do të jetë takimi i parë për Berishës, që pas asaj fatkeqësie të ndodhur.  Anësori shqiptar i sfidoi rregullat e jetës dhe ia doli, suksesi i tij është i merituar. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top