You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Nga Shqipëria te…Shqipëria! Emocione të tjera, pritet shorti për ekipin shqiptar në “Champions League”

Nga Shqipëria te…Shqipëria! Emocione të tjera, pritet shorti për ekipin shqiptar në “Champions League”

Në këtë periudhë, nuk është vëmendja vetëm tek ekipet Kombëtare që po zhvillojnë eleminatoret, por edhe tek klubet e ndryshme. Këtë herë do të fokusohemi tek ekipi i Partizanit, teksa këta të fundit do të përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Skuadra e kuqe, pak ditë më parë është njohur edhe me kundërshtarët e saj të mundshëm që do të ndeshet me njërën prej tyre në turin e dytë të kualifikueseve të kompedicionit “Champions League”. Në letër janë skuadra me emër dhe tepër të forta, por Partizani ka treguar se di t’ia dalë mjaft mirë kundër ekipeve të mëdha. Deri atëherë, duhet të presim datën e 18 qershorit, për të parë më konkretisht se cila skuadër do të jetë rivale e klubit shqiptar. Mjaftojmë të përmendim emrat e Celtikut, Rosemborgut apo edhe të Bate Borisovit, të cilat vitet e fundit kanë qënë pjesmarrëse të rregullta në kompedicionet Europiane.

Nga krahu tjetër drejtori i “demave”, Olsi Rama, ka premtuar se do të bëjë afrime që do të ndihmojnë skuadrën për të kaluar këto ture dhe njëkohësisht të munden që të arrijnë në grupet e një kompedicioni madhor siç është “Champions League” apo dhe “Europa Legue”. Këtë sezon, skuadra e Partizanit na ka treguar se di të luajë një futboll mjaft të bukur pavarsisht kundërshtarit, fakt ky që pritet të mos i mungojë edhe gjatë këtyre tureve eleminatore./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top