You are here
Home > Kombëtarja > Nga Shkëndija e Tetovës për Shqipëri, Imeri: Na rreh zemra për këtë Kombëtare!

Nga Shkëndija e Tetovës për Shqipëri, Imeri: Na rreh zemra për këtë Kombëtare!

Një prej futbollistëve që do i bashkohet Shqipërisë U-21, është edhe Omar Imeri. Sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës i është bashkuar grupit të futbollistëve të vegjël, që kërkojnë të marrin maksimumin në ndeshjet e rradhës.

Në prononcimin për shtyp në prag të këtyre takimeve, Imeri ka rrëfyer gjithë emocionin për faktin se do të vesh fanellën e kuqezinjve. “Nuk na kënaq barazimi, shpresoj të japim maksimumin në fushë dhe të fitojmë ndeshjen. Është ndeshja e parë dhe është e rëndësishme. Besoj se do e fitojmë.

Shpresojmë t’i marrim gjashtë pikë në këto dy ndeshje. Na rreh zemra të luajmë për Shqipërinë. Jam i kënaqur për zgjedhjen që kam bërë”, ka thënë Imeri. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top