Një prej futbollistëve që do i bashkohet Shqipërisë U-21, është edhe Omar Imeri. Sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës i është bashkuar grupit të futbollistëve të vegjël, që kërkojnë të marrin maksimumin në ndeshjet e rradhës.
Në prononcimin për shtyp në prag të këtyre takimeve, Imeri ka rrëfyer gjithë emocionin për faktin se do të vesh fanellën e kuqezinjve. “Nuk na kënaq barazimi, shpresoj të japim maksimumin në fushë dhe të fitojmë ndeshjen. Është ndeshja e parë dhe është e rëndësishme. Besoj se do e fitojmë.
Shpresojmë t’i marrim gjashtë pikë në këto dy ndeshje. Na rreh zemra të luajmë për Shqipërinë. Jam i kënaqur për zgjedhjen që kam bërë”, ka thënë Imeri. /Shqiperia.ch/