
Besnik Hasi ndërmorri një aventurë të re në karrierën e tij, teksa arriti marrëveshje me ekipin e Al Raedit. Shumë diskutime u hapën për teknikun shqiptar, teksa ai kalim në Arabinë Saudite dukej si një hap mbrapa në karrierën e tij.
Kjo pasi Hasi kishte arritur të shpall Anderlehtin kampion në Belgjikë, pasi e morri nga “ferri” skuadrën e njohur belge. Fillimi i dha disi të drejtë këtyre zërave, me trajnerin shqiptar që nuk po ambientohej lehtë në kampionatin e ri. Situata ndryshoi si me magji, teksa tani Hasi po arrin edhe historinë. Tre fitore rradhazi, kanë mjaftuar që Al Raedi të shkojë në vendin e 9 pas 15 ndeshjesh, ndërsa një gjë e tillë nuk ndodhte te kjo skuadër prej 5 vitesh. /Shqiperia.ch/