
Pak pushim për kampionatin italian dhe Elseid Hysaj ka ardhur menjëherë në vendlindje, për të harruar gjithë këtë periudhë të vështirë që ka lënë pas krahëve. Që nga momenti kur Hysaj u largua nga Kombëtarja për t’iu bashkuar Napolit, atje nisën edhe peripecitë më të mëdha për shkodranin.
Në shumë ndeshje në stol, ndërsa edhe kur aktivizohej tifozët e Napolit do e sulmonin, për të mos e lënë në asnjë moment të qetë. Madje situata arriti deri atje, aqsa Ancheloti vendosi një sulmues në vendin e Hysajt ndaj Interit, vetëm për të mos i besuar mbrojtësit shqiptar në një takim delikat.
Së fundmi flitet shumë për një kalim të Elseidit te Chelsea, por për të mbërritur deri këtu ka ende kohë. Për momentin futbollisti i Napolit po kalon pushimet në Shqipëri, me vendlindjen që e bën të harrojë gjithçka. Së bashku me familjarët dhe miqtë e tij, futbollisti është shfaqur në humor, teksa nuk ngurron të ngacmojë të pranishmit që konsumojnë raki apo edhe që mbajnë disa modele flokësh, që konsiderohen si tipike shqiptare. /Shqiperia.ch/