You are here
Home > Kryefaqja > Nga Prishtina te ekipi i Bundesligës, Visar Bekaj thyen heshtjen për transferimin e madh

Nga Prishtina te ekipi i Bundesligës, Visar Bekaj thyen heshtjen për transferimin e madh

Pas një sezoni mjaft pozitiv të zhvilluar me ekipin e Prishtinës,Visar Bekaj është gati të nisë një aventurë të re dhe më të vështirë për të.

Lojtari shqiptar u përfol kohët e fundit për një kalim në Bundesligën gjermane, në ekipin e Hoffenheim-it. Por portieri I Prishtnës është shprehur se ende nuk ka asgjë zyrtare për sa i përket këtij transferimi.  Ndërkohë, Bekaj  ka pranuar se gjermanët kanë shfaqur interesimin e tyre dhe janë duke negociuar për një kalm të mundshëm. “Ende nuk kam nënshkruar kontratë, por jemi afër marrëveshjes” janë fjalët e tij për “Indeksonline”.

Një transferim I tillë do të ishtë një hap shumë i rëndësishëm në karrierë për futbollistin shqiptar, pasi do të ketë mundësinë të luajë në elitën e futbollit gjerman si dhe në një prej kampionateve më të mirë të Europës. Këtu duhet të kujtojmë se Hoffenheim ka qenë në garë deri në javët e fundit për një vend në “Europa League” /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top