You are here
Home > Futboll Bota > Nga njëra anë Strakosha e në tjetrën Handanoviç, portieri shqiptar ia merr dorën Interit

Nga njëra anë Strakosha e në tjetrën Handanoviç, portieri shqiptar ia merr dorën Interit

Lacio ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në ditën e sotme, duke mundur me rezultatin 0-1 në transfertë Interin. Goli i vetëm i takimit u shënua me kokë nga ana e mesfushorit serb, Milinkoviç-Saviç.

Por ky takim mund të quhet edhe i portierëve, pasi në lartësinë e duhur ishin Strakosha dhe Handanoviç. Pavarësisht goditjeve të shumta që ka ardhur në portat respektive, të dy portierët kanë shfaqur siguri për ekipet e tyre, duke qënë protagonist të padiskutueshëm të mbrëmjes.

Veçanërisht për tifozat shqiptarë Thomas Strakosha, që i ka treguar edhe njëherë vlerat e tij ndaj zikaltërve. Mesa duket Interi i jep fat gardianit kuqezi, pasi në Kupë do i eliminonte duke pritur dy penallti. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top