You are here
Home > Kryefaqja > “Nga ndeshja tjetër, flasim ndryshe në stadium”, Plisat e kanë me trajnerin shqiptar

“Nga ndeshja tjetër, flasim ndryshe në stadium”, Plisat e kanë me trajnerin shqiptar

Një barazim në shtëpi i Prishtinës me Ferizajn, është përjetuar si një humbje nga ana e tifozëve më besnik të Prishtinës, Plisat.

Këta të fundit nuk e kanë kaluar lehtë këtë dështim të skuadrës së tyre, në atë barazim pa gola, duke kërkuar llogari nga ekipi. Në ditën e djeshme, nëpërmjet një reagimi në “Facebook”, tifogrupi i Prishtinës ka kërcënuar hapur drejtuesit e klubit dhe trajnerin, duke u shprehur se nga ndeshja e ardhshme, do të flitej ndryshe në stadium.

Vetëm pak orë më vonë, Plisat do të përhapnin edhe sloganin e tyre, për të kërkuar shkarkimin e trajnerit shqiptar, Mirel Josa. Momente të vështira këto për teknikun Josa, i cili në sezonin e shkuar e humbi titullin kampion në ndeshjen e fundit ndaj Dritës. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top