
Lojtarët e përfaqësueses së Kosovës këtë javë kanë qënë më në formë si asnjëherë më parë. Java futbollistike që lamë pas është një nga ato periudhat që rrallë vijnë.
Futbollistët darsanas kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në klubet përkatëse duke shënuar dhe asistuar, teksa bëhen protagonist në klubet e tyre respektive.
Bersant Celina gol te Swansea,
Arber Zeneli ka bërë 3 asistime te Herenven,
Vedat Muriqi asiston te Rizespor,
Benjamin Kololli shënon 2 gola ne Zyrih, ndërsa Donis Avdijaj asiston te Willem.
Nuk mbaron këtu, mbrojtësi Amir Rrahmani shënon te Dinamo Zagreb, pa harruar edhe
Lirim Kastrati që shënon te Lokomotiva.
Këta lojtarë kanë lëshuat sinjale të forta për trajnerin e përfaqësueses së tyre, Shaland, për një vend titullari tek ekipi i Kosovës për dy ndeshjet e rradhës.
Me këtë rendiment dhe formë që po kalojnë lojtarët dardanas, zvicerani do ta ketë më të lehtë të zgjedh një formacion fitues në përballjet kundër Maltës dhe Ishujve Faraoe.
Kujtojmë që Kosova është në vendin e parë me 4 pikë, në grupin e katërt liga D, teksa ka një mundësi të artë për kualifikimin për në Europian nëpërmjet “Ligës së Kombeve”. /Shqipëria.ch/