You are here
Home > Futboll Bota > Nga Klop te legjenda Ferdinand, të gjithë bashkohen: Shaqiri bëri gjithçka ndaj Crevena Zvezdës!

Nga Klop te legjenda Ferdinand, të gjithë bashkohen: Shaqiri bëri gjithçka ndaj Crevena Zvezdës!

Ndoshta mungoi në listën e shënuesve, por Xherdan Shaqiri ishte padyshim një nga lojtarët më të mirë të Liverpulit në takimin ndaj Crevena Zvezdës.

Në këtë mendim ishte trajneri i anglezëve, Jurgen Klop, që menjëherë pas ndeshjes u shpreh se mesfushori me origjinë shqiptare i ka bërë të gjitha ndaj skuadrë serbe.

“Shaqiri ishtë i përfshirë në gjithçka. Ai është një futbollist shumë interesant që na ka ndihmuar. Mund të them vërtet që ka bërë shumë mirë”, ishin fjalët e Klop pas ndeshjes. Nga ana tjetër, vlerësimet nuk kanë munguar edhe nga legjenda e futbollit anglez, Rio Ferdinand.

“Për mendimin tim Shaqiri meriton duartrokitje të veçanta pas ndeshjes së sotme. Ai është një lojtar i ri në këtë skuadër, nëse mund ta quajmë kështu, por ndaj Crevena Zvezdës ka qenë fantastik”, tha Ferdinand për “BT Sport”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top