You are here
Home > Kombëtarja > “Nga hero në zero”/ Mavraj bën gabimin e palejuar, Ingolshtadi shkon në vendin e fundit (VIDEO)

“Nga hero në zero”/ Mavraj bën gabimin e palejuar, Ingolshtadi shkon në vendin e fundit (VIDEO)

Mërgim Mavraj kaloi te Ingolshtadi në merkaton e janarit, pas asaj aventure zhgënjyese te Arisi. Menjëherë do të merrte rolin e protagonistit në skuadrën gjermane, teksa pas penalltisë së fituar nga mbrojtësi shqiptari, do të vinte edhe fitorja e javës së kaluar në transfertë me rezultatin 0-1.

Ingolshtadi kishte 14 ndeshje pa fitore dhe një të tillë, do e gjente pikërisht nga futbollisti i Shqipërisë. Pas asaj ndeshje që e nxorri si “hero”, është koha për t’u kthyer në “zero”. Një gabim fatal mjafton për të dreqosur punën ndaj Magdeburg, në takimin e përfunduar me rezultatin 0-1.

Mavraj ishte mbrojtësi i fundit që kishte duelin me Turpitz, por ky i fundit arriti t’i shkëputej bukur për të dërguar topin në rrjetë. Pas kësaj humbje shpresat e Ingolshtadit për mbijetesë shuhen më tepër, pasi shkon në vendin e fundit të “Bundesligës 2” me 13 pikë të grumbulluara, 4 më pak se zona e shpëtimit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top