
Në ditën e djeshme, do të ishin fillimisht mediat greke, ato të cilat do të shpreheshin se Shqipëria flet greqisht në një farë mënyrë, duke parë numrin e lojtarëve të thirrur nga ana e Panuçit, të cilët aktivizohet në kampionatin grek.
Rreth 4 të tillë gjenden në listën aktuale dhe kjo i ka entuziazmuar shumë mediat greke. Por këta të fundit nuk do të ishin të vetmit që do të silleshin në këtë mënyrë, pasi edhe në Itali festojnë në një farë mënyrë, për lojtarët e grumbulluar nga ana e Panuçit ndaj Izraelit dhe Jordanisë.
Faqa zyrtare e Serisë B në Itali, “LegaB”, vë gjithashtu theksin se 4 futbollistë të tjerë, janë pikërisht nga ky kampionat të cilët janë ftuar nga Shqipëria, me lojtarë si Ndoji, Memushaj, Vrioni dhe Dërmaku. Një garë e fortë kjo mes Greqisë dhe Italisë, të gjithë kërkojnë meritat e tyre në këtë Shqipëri, që për momentin, nuk është atje ku duhet. /Shqipëria.ch/