
Sukseset e shqiptarëve nuk kanë fund në Europë, sa i përket pjesës së futbollit. Pasi jemi njohur me triumfin e Milot Rashicës, si futbollisti më i mirë në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë, tashmë drejtohemi tek Arbër Zeneli.
Ky i fundit është shpallur si lojtari më i mirë në rolin e tij për muajin që lamë pas. Sulmuesi i Kosovës është duke treguar një formë të jashtëzakonshme në Francë, madje duke i tejkaluar pritshmëritë e të gjithëve. Në formacionin ideal të marsit, Zeneli gjendet në të njëtën skuadër ideale me dy yjet e futbollit botëror, Mbape dhe Nejmar. /Shqiperia.ch/