You are here
Home > Kombëtarja > Nga “Basa, Basa foto” te “Kalimera”/ Mërgim Mavraj, humori i tij dhe gjuha greke (VIDEO+FOTO)

Nga “Basa, Basa foto” te “Kalimera”/ Mërgim Mavraj, humori i tij dhe gjuha greke (VIDEO+FOTO)

Këtë sezon si rrallë herë më parë, edhe në Greqi kemi dy lojtarë të Kombëtares tek e njejta skuadër. Mërgim Mavraj dhe Migjen Basha kanë firmosur me Aris, skuadrën e Selanikut,  që në fillimin e sezonit.

Ajo që duhet theksuar, është karakteri i mbrojtësit shqiptar, që nuk mund të qendroj pa bërë humor në situata të ndryshme. Gjithçka nisi që në momentin kur futbollistët e Kombëtares kanë takuar së bashku edhe fansat e parë të skuadrës. Menjëherë kanë nisur fotot, ndërsa Mavraj ka nisur të bëjë humor duke thirrur në gjuhën greke:“ Hajde Basa, foto fotoo”.

Avancimi i mbrojtësi me gjuhën greke është në ritme “të frikshme”, ndërsa në mëngjesin e sotëm ka përshëndetur fansat e tij, duke shkruajtur sipër fotos: “Kalimera”. Në momente të tilla, çdo gjë e postuar nga Mavraj merret me notat humori, por përtej kësaj, gjuha greke do u duhet futbollistëve të Kombëtares që ta marrin udhëzimet e duhura dhe të komunikojnë sa më mirë me shokët e skuadrës. /Shqiperia.ch/


Mavraj-Basha on Vidnews.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top