You are here
Home > Futboll Bota > Nga babai te i biri: Për Taulanti nisem në këmbë për Zvicër, ëndërr vetëm Shqipëria

Nga babai te i biri: Për Taulanti nisem në këmbë për Zvicër, ëndërr vetëm Shqipëria

Në një intervistë për gazetën “Lajmi”, babai i Taulant Seferit, Fatmiri, është shprehur që ndihet krenar për djalin e tij dhe se gjithmonë e ka mbështetur të birin.

Fatmir Seferi tregon gjithashtu se për Taulantin, ka udhëtuar shumë shpesh edhe në Zvicër, për ta ndjekur më nga afër. Gjithashtu ai është shprehur që është ëndrra e tij më e madhe, është ta shikojë Taulantin duke veshur fanellën e Kombëtares së drejtuar nga Panuçi. Pak kohë më parë Taulanti është shprehur për “Shqiperia.ch”, se ka ëndërr që në të ardhmen të jetë Lorik Cana i kuqezinjve. Kujtojmë që Seferi është pjesë e Shqipërisë U-21, e drejtuar nga Alban Bushi, ku lojtari në sfidën e fundit kundër Estonisë realizoi dy gola.

“Po, kam ardhur vetëm për të ndjekur ndeshjen Sheffhausen-Winterthur që ishte derbi në Ligën e dytë të Zvicrës, e cila përfundoi 2-2. Taulanti shënoi gol me kokë, duke barazuar rezultatin në 1-1. Taulanti luajti shumë bukur dhe ishte mjaft emocionuese kur publiku vendas duartrokiste djalin tim, ndërsa edhe më shumë kënaqësi kur publiku i Ëinterthur brohoriste emrin e djalin tim. Ishte përjetim i vecantë.

Të mërkurën luajnë për kupë të Zvicrës, Winterthur dhe Basel. Erdha për të ndjekur edhe këtë ndeshje. Kam dëshirë të shoh përballjen e dy shqiponjave, të shoh duelin e dy Taulantëve, Seferi dhe Xhaka (qesh). Unë jam shumë i dashuruar pas futbollit. Dikur shkoja në Beograd në stadiumin të Partizanit për ta parë Fadil Vokrrin, të cilin e kam admiruar shumë, kurse tani për djalin tim nisem edhe në këmbë për në Zvicër.

Me Taulantin jam shumë krenar që po luan edhe për Kombëtaren, edhe aty po jep maksimumin, pasi ngjyrat kuqezi i kemi në zemër. Me Zotin përpara shpresojmë që shumë shpejt të luaj edhe për Kombëtaren e parë. Kjo është ëndërr e jona”, përfundoi Fatmir Seferi, babai i Taulant Seferit. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top