You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Nga 6 euro në 140 euro, Kosova nxjerr në shitje biletat për ndeshjen me Bullgarinë

Nga 6 euro në 140 euro, Kosova nxjerr në shitje biletat për ndeshjen me Bullgarinë

Pas barazimit me rezultatin 1-1 në ndeshjen e parë mes Kosovës dhe Bullgarisë, dardanët do të zhvillojnë në 10 qershor ndeshjen e kthimit që do ta luajnë në transfertë, e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Gjatë ditës së sotme faqa zyrtare e Federatës së Kosovës të Futbollit, ka nxjerrë në shitje edhe çmimet e biletave. Ato variojnë nga 6 euro në sektorin C dhe D, ndërsa maksimumi është ajo e tribunës VIP, 143 euro. Futbollistët e Shaland do të kërkojnë të dalin me pikë edhe nga kjo transfertë e vështirë në stadiumin “Vasil Levski”, ndërsa në përballjen e parë i shpëtoi fitorja nga duart. /Shqiperia.ch/

Këto janë çmimet e biletave:
Biletat për sektorin A – 20.45 euro
Biletat për sektorin B – 15.35 euro
Biletat për sektorin C dhe D – 6.15 euro
Biletat për sektorin VIP 1 – 143.40 euro
Biletat për sektorin VIP 2 – 51.15 euro

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top