Në ligën e dytë austrike skuadra e Neustad duket se ka ka hequr dorë nga titulli kampion. Tashmë rrezikohet edhe mos arritjen e podiumit që mund të jetë shansi i fundit për një biletë në ligën e parë.
Në takimin e sotëm Neustadt ka arritur një fitore mjaft të vështirë ndaj vendit të fundit. Hamdi Salihi ka qënë sërish shpëtimtari i “varkës së përmbytur”. Bomberi shkodran ka shënuar golin e vetëm të takimit në minutën e 90+6′ të shtesës. Tre pikë të arritura me shumë mund ndaj një ekipi që lufton për mbijetes.
Neustadt ndodhet në vendin e katërt me 54 pikë. Vendi i parë është mjaft larg me me 10 pikë diferencë. Ndërsa synimi i vetëm mbetet podiumi i cili ruhet tre dhe katër pikë distancë. Nga ana e tij Salihi me golin e sotëm e çon në 20 numrin e realizimit të golave për këtë sezon.
Armend Pire – SHQIPËRIA.CH