You are here
Home > Kombëtarja > Nesër ose kurrë! Grezda luan gjithçka: Shkëlqimi i detyruar, për të mos “ngrirë” në janar

Nesër ose kurrë! Grezda luan gjithçka: Shkëlqimi i detyruar, për të mos “ngrirë” në janar

Pas atij eliminimi të marrë në “Europa League”, Rangersi kthehet në kampionat me dëshirën e vetme për të bërë autokritikë. Por mbi të gjitha, për të pasur vazhdimësi në Skoci e për të kërkuar sa më shumë pikë, në misionin e titullit kampion.

Ekipi i Steven Gerrard do të ndeshet ndaj Hamilton, por ai që do të luajë gjithçka në këtë përballje, është Eros Grezda. Mediat skoceze shprehen se futbollisti shqiptar do të luajë nga minuta e parë, ndoshta edhe në provën e fundit.

Nuk janë të shpeshta mundësitë kur ai e ka nisur si titullar takimin, e një prej tyre vjen pikërisht në ditën e nesërme. Deri tani futbollisti i Kombëtares nuk ka bindur me aftësitë e tij, ndërsa në Skoci, nuk kanë qenë të pakëta rastet kur tifozët i kanë treguar derën e daljes.

Nëse Grezda kërkon të qëndroj tek ekipi i njohur skocez, shkëlqimi ndaj Hamilta është një detyrë që duhet kryer me sukses. Në të kundërt, sipas të gjitha gjasave, një huazim i mundshëm në rastin më të mirë, duket i pashmangshëm në muajin e janarit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top