You are here
Home > Futboll Bota > “Nëse do të duket në fushë, atëherë ta harroj besimin tim”, talenti shqiptar merr leksionin e dytë

“Nëse do të duket në fushë, atëherë ta harroj besimin tim”, talenti shqiptar merr leksionin e dytë

Edon Zhegrova ditën e sotme ishte pjesë e ekipit të tij për pak minuta, Genk, teksa këta të fundit arritën të barazonin me rezultatin 1-1 në kryesfidën e kampionatit belg kundër skuadrës së Club Bruggit.

Përsa i përket lojtarit dardanas, Zhegrovës, këtë përballje e ka nisur nga stoli, ku është aktivizuar në minutën e 73. Përpara ndeshjes, trajneri i Genk ia ka bërë të qartë lojtarit të përfaqësueses së Kosovës, se nëse qoftë se ai vazhdon me lojën individuale, atëherë e pret stoli.

“Si një futbollist 19-vjeçar që është, ai ka shumë hapa për të marrë. Edoni nuk e ka parë vetë problemin që ka, prandaj ne duhej të ishim më të zhurmshëm në vendimin tonë.

Ai duhet të mendojë më shumë për ekipin, në momentin që merr topin në këmbë. Nëse vazhdon të punojë shumë, atëherë nuk kam asnjë problem, për t’ia shpërblyer mundin. Por nëse ai nuk punon mjaftueshëm dhe vendos karrierën e tij në plan të parë për t’u dukur në fushën e lojës, atëherë mundësitë që do i jap, do të jenë të pakta”, ishin fjalët e trajnerit Klement përpara takim ndaj Cercle Brugge.

Leksioni i parë Zhegrovës i erdhi prej kohësh, me lënien jashtë listës të Genk. Ndërsa e dyta erdhi në ditën e sotme, pasi në ndeshjen më të rëndësishme të luajtur deri tani, ajo ndaj vendit të dytë me Cercle Brugge, futbollistit shqiptar iu tregua se mund të bëhet edhe pa të. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top