You are here
Home > Kombëtarja > Nënshkroi në Zvicër, te Grashopërsi gëzojnë që tani për Ajetin: Na sjell përvojë dhe ndihmë!

Nënshkroi në Zvicër, te Grashopërsi gëzojnë që tani për Ajetin: Na sjell përvojë dhe ndihmë!

Pas një sërë peripecish të kaluara në kohët e fundit, “ministri i mbrojtjes së Shqipërisë”, ashtu siç do të preferonim ta quanim, Arlind Ajeti, mund të buzëqesh pas shumë kohësh.

Grashopërsi është ekipi i tij i ri, gjithçka është zyrtarizuar në ditën e sotme. Futbollisti shqiptar kishte shumë vështirësi për të nënshkruar dhe gjetur një ekip, megjithëse ishte një lojtar i lirë. Një rikthim në Zvicër për të, ndërsa më parë ka qenë pjese e Bazelit.

Te Grashopërsi kanë nisur që tani të gëzojnë ardhjen e shqiptarit, ndërsa drejtori sportive i ekipit zviceran, Mathias Walther beson se Ajeti do i sjell shumë përvojë dhe ndihmë klubit ku është transferuar.

“Ne jemi shumë të kënaqur që kemi reaguar menjëherë pas dëmtimit të Nathan, duke e zëvendësuar atë me Arlindin. Ai do të na sjellë shumë përvojë dhe do i vijë në ndihmë të skuadrës tonë”, ka thënë Ëalther. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top