You are here
Home > Kombëtarja > “Nëna nga Portugalia? Djali zgjedh vendin e babait, kam sedër shqiptari”! Leksion nga Abazi për Vatën

“Nëna nga Portugalia? Djali zgjedh vendin e babait, kam sedër shqiptari”! Leksion nga Abazi për Vatën

Nëse kemi dëgjuar shumçka për zgjedhjen në mëdyshje të Roko Vatës se kë Kombëtare do të përfaqësojë, djalit të Rudi Vatës, ka edhe raste që duhet të merren shembull. Këtu flasim për ish-mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë dhe njëkohësisht një ish-lojtar të Dinamos, Eduard Abazi.

Me një ngjashmëri të madhe mes dy rasteve, por ndryshim në konceptim dhe zgjedhje. Eduardi shprehet se pavarësisht se djali i tij që luan me të rinjtë e Portos e ka nënën portugeze, vetë ka sedrën shqiptare dhe është gati të refuzojë edhe një ofertë nga Portugalia.

“Djali im luan me të rinjtë e Portos dhe zgjedhja e tij dhe e jona është që të luajë me Kombëtaren e Shqipërisë. Edhe pse e ka mamanë portugeze, kjo nuk përbën problem. Nëse do të ftohet nga Portugalia, do të zgjedh prapë Shqipërinë. Do zgjedhi vendin e babait dhe jo të nënës, se kam sedrën e shqiptarit”, përfundoi Abazi. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top