Një gol i jashtëzakonshëm ishte ai që Bastien Toma shënoi ndaj Thunit këtë javë në kampionatin zviceran. Teksa rezultati ishte në shifrat 1-1, një gjuajtje e jashtëzakonshme nga jashtë zonës ka përfunduar në trekëndëshin e rrjetës.
Të gjithë të habitur me realizimin, deri në momentin që panë shënimin në fanellën e lojtarit që e realizoi një gjë të tillë, Bastien Toma. Ky njeri e ka marrë vëmendjen prej kohësh në Zvicër, teksa ka dhuruar dy herë asiste fantastike në drejtim të Ermir Lenjanit, duke i nxjerr bllof të gjithë kundërshtarët e tij me një pasim të vetëm.
Çfarë të thuash më tepër për të? Zvicerania “Lematin” i bie shkurtë, e quan thjeshtë fenomenal. Nga ana tjetër vetë futbollisti është treguar i sinqertë pas golit të realizuar duke u shprehur se kishte edhe pak fat. “Kur e pashë hapësirën e lirë, nuk hezitova ta provojë fatin tim”, u shpreh Toma pas ndeshjes që ndodhet mes Zvicrës, Kosovës dhe Shqipërisë. /Shqiperia.ch/