
Një skenë qesharake ishte ajo që ndodhi në hotelin Nati të Feusisberg, atje ku është grumbulluar kombëtarja e Zvicrës. Një “gjyq” i hapur për futbollistët që festuan me shqiponjë, ndërsa të gjithë kërkuan ndjesë për veprimin e bërë.
“Do të isha budalla, nëse do ta bëja përsëri. Nuk do të ndodhë më.”, deklaroi Granit Xhaka. Nga ana tjetër, i së njëjtës natyrë, ishte edhe fjalimi i Stephan Lichtsteiner: “Kërkoj falje, nuk dua t’i hap probleme askujt”.
Por nëse të gjithë jeni duke pyetur veten se ku qëndron qesharakja në këtë mes, ajo që të gjithë e kuptojnë lehtësisht, është fakti se ky festim nuk ka ndodhur për herë të parë nga ana e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
Pra, megjithëse është komentuar dhe justifikuar si një moment dobësie i futbollistëve dhe këta të fundit janë mbledhur për të kërkuar falje, të gjithë e dinë, madje edhe vetë zviceranët, se ajo që ndiejnë këta futbollistë, dukshëm është diçka tjetër.
Të paktën, Xherdan Shaqiri ishte disi më thumbues në fjalimin e tij: “Sigurisht, kërkoj falje, nëse njerëzit ndihen të sulmuar, duke parë ndeshjen nëpër male”. /Shqipëria.ch/