You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Në Zvicër ka “pushtim shqiptarësh”, katër lojtarë gjenden në formacionin e javës

Në Zvicër ka “pushtim shqiptarësh”, katër lojtarë gjenden në formacionin e javës

Zvicra është padyshim toka që ka më shumë futbollistë shqiptarë, sa i përket arenës europiane. Në javën që sapo lamë pas, protagonistët absolut ishin pikërisht lojtarët me origjinë shqiptare.

Për ta nisur nga mbrojtja, atje ku Arlind Ajeti ka shkëlqyer në qendër të saj. Mbrojtësi i Shqipërisë i ka lënë pas të gjitha peripecitë e dëmtimeve, për të treguar sesa vlen. E për të vazhduar më tej, ato “predha” të lëshuara nga Kryeziu, sigurisht që nuk do të kishte një tjetër përfundim.

Mesfushori i Zurich është mes të mirëve të kësaj jave, ndërsa golat e tij janë shpërndarë gjerësisht në mediat zvicerane. Në të njëjtën rrugë vazhdoi edhe Bastien Toma, i cili me një gjuajtje fantastike nga distanca, e ka përfunduar topin në rrjetën.

Toma ende nuk e ka zgjedhur përfaqësuesen e tij, ndërsa në garë gjendet Shqipëria, Zvicra dhe Kosova për të marrë shërbimet e tij. Formacionin e javës e mbyll afrimi i ri i Kosovës, Demhasaj, që dha gjithçka ndaj Bazelit, megjithëse nuk arriti të shënonte. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top