You are here
Home > Futboll Bota > Në Zvicër i bën gjyqin, Xhaka i përgjigjet me proverbën shqiptare: Këmbët, zgjatini aq sa duhet!

Në Zvicër i bën gjyqin, Xhaka i përgjigjet me proverbën shqiptare: Këmbët, zgjatini aq sa duhet!

Në Zvicër i bën gjyqin e hapur, futbollistët që festuan me shqiponjë kishin dalë në konferencën për mediat, për të kërkuar ndjesë për veprimin e kryer.

Granit Xhaka ishte njëri prej tyre, teksa u shpreh se do të ishte një budallallëk nëse e përsëriste sërish festimin me shqiponjë. Tashmë situata është qetësuar disi, tifozët zviceranë kërkojnë të shohin reagimin e skuadrës në Ligën e Kombeve. Por mediat atje nuk mund të qëndrojnë në qetësi, tema e shqiptarëve të Zvicrës është më e kërkuara.

Në një intervistë për “Luzernerzeitung.ch”, mesfushori i Arsenalit ka thënë se nuk e kupton të gjithën këtë situatë, pasi gjithmonë ka përfaqësuar Zvicrën. Në fund ka vend edhe për një përgjigje me një proverbë shqiptare: “Këmbët zgjatini sa keni jorganin. Mos e kaloni limitin”.

“E gjitha kjo situatë dhëmb. Do të gënjeja nëse do të flisja ndryshe. Unë jam rritur dhe lindur në Zvicër. Është fakt që në trupin tim ndodhen “dy zemra”, por unë mund të ndihmoj vetëm njërën prej tyre.Kam veshur ngjyrat e këtij shteti, shtëpisë sime, për 9 vite.

Akuzohem se unë nuk jam në favor të Zvicrës vijnë në këto momente. Ndërkohë unë kur kam luajtur në Gjermani apo edhe në Angli, më kanë quajtur gjithmonë si zviceranin. Tashmë supozohet që të jem gjysmë zvicerani, kjo më dëmton dhe streson së tepërmi.

Ka edhe një proverb të bukur shqiptare që e shpjegon situatën. Zgjatini këmbët aq sa keni jorganin, jo më shumë. Kjo do të thotë që të pranosh gabimet e kryera, e në një kuptim figurative, të mos e kalosh asnjëherë limitin, për të mos e tepruar. Unë nuk kam dashur asnjëherë të dëmtojë dikë dhe kam respektuar ngjyrat e shtetit tim”, ka përfunduar Xhaka. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top