
Një spektakël i vërtetë erdhi nga takimi mes Interit dhe Atalantës, megjithëse u mbyll përballja e djeshme pa gola. Barazim që vlen për të dyja ekipet, që kërkojnë pjesëmarrjen në “Champions League” sezonin e ardhshëm.
Berat Gjimshiti ishte futbollisti i vetëm i Shqipërisë që ka luajtur titullar, ndërsa Etrit Berisha ndoqi gjithçka nga stoli. Mbrojtësi kuqezi zhvilloi një ndeshje thuajse perfekte, duke i marrë çdo centimetër të fushës Ikardit, që gjendej në izolim të plotë.
Kur bëhej fjalë për konferencat e trajnerëve, Spaleti i Interit ka dhënë një spektakël më vete. Gjatë kohës që gazetarët po e pyesnin në lidhje me nivelin që ka treguar Ikardi, Spaleti ka ftuar edhe trajnerin e Atalantës, Gasperini, që të afrohej me të për t’u ulur para mediave: “Eja Gasperini, le të jemë bashkë në këtë konferencë. Ku ishte Ikardi? Për këtë çështje duhet të përgjigjet trajneri tjetër, Gasperini, jo unë”, ka thënë duke qeshur dhe iu shmangur pyetjes Spaleti. /Shqiperia.ch/