
Ekipi i Beshiktashit prej kohësh ka shfaqur interesin për Berat Gjimshitin. Një gjë e tillë rezulton e mirë edhe për vetë futbollistin në fjalë, që ka pasur pak hapësira te Atalanta.
Por ky interesim i Beshiktashit, më shumë sesa si vlerësim për shqiptarin, vjen sipasojë e krizës financiare të skuadrës. Disa muaj pa rroga kanë mjaftuar që yjet e Beshiktashit të largohen, mes tyre dhe mbrojtësi Pepe.
Në marrëdhenien Atalanta-Beshiktash më shumë sesa për tratativat e kryerjes së një lëvizje, flitet më tepër për bamirësi në rastin me Gjimshitin. Nuk mund të komentohet ndryshe ajo shifër qesharake e dalë nga mediat turke.
Sipas tyre, ekipi italian i ka kërkuar 400 mijë euro Beshiktashit për lojtarin e Shqipërisë, ndërsa drejtuesit turq mund të presin fundin e sezonit për uljen e mëtejshme të kartonit. Një situata kjo tërësisht qesharake, me Gjimshitin që nuk meriton të vlerësohet në këtë mënyrë. /Shqiperia.ch/