You are here
Home > Futboll Bota > Në Turqi po quhet “Zlatan Muriqi”, tregon edhe forcën ndaj rivalëve te Fenerbaçe

Në Turqi po quhet “Zlatan Muriqi”, tregon edhe forcën ndaj rivalëve te Fenerbaçe

Një debutim fantastik për Vedat Muriqin në Turqi, që arriti të shënonte golin e parë me Fenerbaçen në fitoren e marrë 5-0. Madje gjuajtja ishte aq e pandalshme për portierin kundërshtar, aqsa shpejtësia e topit mbërriti 127 km/orë.

Në Turqi po e krahasojnë me Zlatan Ibrahimoviç, për nga mënyra e realizimit të golave, lojës, fizikut dhe nervave që mbart gjatë takimit. Madje në minutën e fundit do të ndëshkohej me karton të verdhë, teksa ka shtyrë kundërshtarin duke e rrëzuar në tokë. Sigurisht edhe aktrimi ishte mëse i dukshëm, por Muriqi duhet të kontrollojë më mirë nervat gjatë lojës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top