
Turqia mori një fitore përtej pritshmërive në Shqipëri, duke fituar me rezultatin 0-2. Futbollistët e drejtuar nga Seniol Gunesh, me cinizmin e tyre para portës kundërshtare, arritën të dilnin me tre pikë nga Shkodra.
Për të vazhduar pataj me atë takim ndaj Moldavisë, që ishte i mbyllur ende pa nisur. Por në Turqi ka vend edhe për sinqeritet, duke mos treguar gjithmonë krenarinë e tepruar. Një prej gazetarëve dhe figurave të njohura sportive në vend, Emre Sarigul, e ka përshkruar më së miri gjendjen e Turqisë.
“Kishte shumë konfuzion. Unë nuk e mendoja se Turqia do ta mundte Shqipërinë. Një tifoz mund të thotë se nuk mundëm peshat e rënda të futbollit europian. Por është për t’u veçuar mënyra sesi erdhën fitoret tona. Kombëtarja po na kthehej në torturë. Stres, lot dhe dhimbje. Ishim në një dekadë të dhimbshme”, shkruan Sarigul. /Shqiperia.ch/