
Donis Avdijaj do të luajë për Trabzonsporin në sezonin e ardhshëm dhe marrëveshja është arritur me klubin turk. Zyrtarizimi mbetet vetëm çështje orësh, ndërsa në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm, është mbyllur gjithçka sa i përket kësaj çështje.
Ndërkohë në Turqi i dinë të gjitha bëmat e këtij futbollisti, që gjithmonë largohet nga skuadrat ku bën pjesë për sjelljen e tij dhe jo për shkak të mungesës së aftësisë. Reagimi i fundit ka ardhur nga gazetari turko-gjerman, Fatih Demireli, i cili e sheh në këtë mënyrë rastin e Avdijaj: “Nëse do të ishte përqendruar pak në fushë, por vetëm fare pak… Avdijaj do të shkonte te Manchester City, jo Leroy Sane”, shkruan Demireli, ndërkohë që edhe ylli i “qytetarëve” ka dalë nga Shalke 04, ashtu si edhe sulmuesi i Kosovës. /Shqiperia.ch/