You are here
Home > Kombëtarja > Në Spanjë nisin “të qajnë” mungesën e Manajt/ Luajnë kundër më të mirëve, pa më të mirin

Në Spanjë nisin “të qajnë” mungesën e Manajt/ Luajnë kundër më të mirëve, pa më të mirin

Te Albasete nuk kanë luajtur ende në javën e 8 të kampionatit, por janë duke menduar që tani për javën  e 9 të tij.

Arsyet janë shumë të thjeshta, pikërisht pas dy javësh do të jetë përballja e vërtet e Albasetes, pasi do të luajnë kundër më të mirëve që kryesojnë kampionatin aktualisht, Malagas. Luhet me më të mirët, por pa më të mirin.

Kjo sepse Rei Manaj është grumbulluar nga Shqipëria për dy ndeshjet e tetorit dhe nuk do të ketë mundësi për të qenë protagonist në takimin ndaj Malagas. Një lajm shumë i keq ky për trajnerin e Albasetes, që deri tani e ka bazuar sulmin tek shqiptari, që ia ka shpërblyer besimin në mënyrën më të mirë, duke realizuar rregullisht për ekipin e tij. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top