You are here
Home > Kombëtarja > Në Skoci kanë plasur teoritë konspirative, lojtarët e Skocisë nuk donin të udhëtonin në Shkodër

Në Skoci kanë plasur teoritë konspirative, lojtarët e Skocisë nuk donin të udhëtonin në Shkodër

Nëse mendoni se Shqipërinë e ka ndjekur një “mallkim” sa i përket dëmtimeve në prag të ndeshjes me Skocinë, atëherë me siguri që ende nuk e keni parë kundërshtarin e kuqezinjve, që do të luajnë në ditën e nesërme.

Futbollistët e McLeish do të vijnë në Shkodër, thuajse pa një formacion të plotë, mesa aq shumë mungesash që kanë ngritur disa hije dyshimi dhe teori konspirative. Mos ndoshta disa prej futbollistëve janë “shtirur” për të mos u angazhuar me Kombëtaren e tyre e për të mos ardhur në Shqipëri?

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe ish-futbollisti e trajneri i njohur në Skoci, Barry Ferguson. “Në të gjitha vitet e mia të ndjekjes dhe të lojës në Skoci, nuk e kam parë ndonjëherë Kombëtaren tonë me një listë të tillë, që të ketë kaq shumë mungesa. Futbollistët kryesorë janë zhdukur, ndërsa janë edhe teoritë konspirative që ata nuk duan të luajnë. Gjithsesi, për mua kualitetet mbeten gjithsesi që ne të fitojmë dhe mbyllim punën tonë në Shkodër”, u shpreh Ferguson. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top