
Në Skoci nuk kanë ndërmend të presin më gjatë Eros Grezdën. Futbollisti shqiptar nuk i përmbushi pritshmëritë e tifozëve deri në gjysmën e sezonit, por më e keqa ndodhi gjatë fazës përgatitore në Spanjë.
Futbollisti shqiptar është parë me paterica dhe e ka lënë grumbullimin e skuadrës. Megjithëse nuk dihet ende koha që ky futbollist do të mungojë, tifozët e Rangersit nuk duan ta dinë shumë këtë gjë. Për ta mjafton të kujtohet fakti se Grezda i dëmtuar erdhi në skuadër, duke marrë aq shumë kohë në fillimin e kampionatit për të gjetur deri diku formën dhe tashmë historia nis nga e para.
I menjëhershëm ka qenë reagimi në “Twitter”, me tifozët që kërkojnë largimin e Grezdës. Nga ana tjetër duke parë emergjencën që është në krahun e majtë të sulmit, tifozët i kërkojnë skuadrës që të marrin Jones nga huazimi që kanë lënë te Kilmarnock. /Shqiperia.ch/