You are here
Home > Futboll Bota > Në Skoci bëjnë vlerësimin e Eros Grezdës: Është një mjeshtër i mashtrimit me top!

Në Skoci bëjnë vlerësimin e Eros Grezdës: Është një mjeshtër i mashtrimit me top!

Eros Grezda bëri një nga lëvizjet më të mëdha në merkaton e verës sa i përket lojtarëve të Kombëtares, pasi kaloi nga Osijeku te Rangersi.

Debutimi i talentit shqiptar me ekipin e ri pritet me interes të lartë, por për të arritur deri këtu, fillimisht duhet të luajë me Kombëtaren ndaj Izraelit dhe vendit ku ai aktivizohet tashmë, ndaj Skocisë.

Një nga mediat më të njohura skoceze, “The4thoffical” bën vlerësimin e Grezdës, duke e cilësuar si një mjeshtër të mashtrimit me top.

“Sulmuesi i krahut shihet si një zëvendësues i denjë i Jamie Murpy. Futbollisti shqiptar ende nuk është provuar, por ai është një mjeshtër i mashtrimit me topin”. Në fund të përshkrimit, blerja e futbollistit shqiptar vlerësohet me notën 5.5, nga 10 e cila ishte dhe vlerësimi maksimal. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top