
Nuk ishte karriera që Jurgen Gjasula kishte ëndërruar, por shpeshherë situatat dalin nga kontrolli jonë e dëshira nuk është e mjaftueshme për të arritur suksesin.
Kur u mendua se mesfushori i lindur në Tiranë po arrinte majat më të larta në karrierën e tij, duke u grumbulluar edhe nga Kombëtarja, aty nisi edhe tatëpjeta e këtij njeriu, që po prek gjithmonë e më tepër fundin.
Tashmë Gjasula ka kaluar nga ekipi i Greuther Furth që gjendej më parë, që luan në Ligën e 2 gjermane, te Viktoria e Berlinit, e cila luan në Ligën e 4 gjermane. Shumë hapa mbrapa këto të Gjasulës që sheh se ka kundër edhe moshën e tij, sepse prefiksi “32”, është një shenjë alarmi për karrierën e një futbollisti, duke paralajmëruar fundin e tij.
Përpara disa kohësh, Gjasula do të shprehej për “RevistaWho”: “Jam shumë i zhgënjyer që nuk u thirra në Europian. Unë jam 100% shqiptar dhe gjithmonë dua të jap më të mirën për Kombëtaren. Megjithatë, në Shqipëri të duan vetëm për interes”. Tashmë karriera dhe mënyra sesi shkoj e gjithë aventura e mesfushorit shqiptar, treguan se vendimet e marra më parë, nuk ishin edhe aq të pabazuara. /Shqipëria.ch/