You are here
Home > Futboll Bota > Në Shqipëri e prisnin krahëhapur, mesfushori i Kosovës e bën zyrtare largimin nga Grashopërsi

Në Shqipëri e prisnin krahëhapur, mesfushori i Kosovës e bën zyrtare largimin nga Grashopërsi

Gjelbrim Taipi e ka bërë zyrtare largimin e tij nga Grashopërsi. Ashtu siç ishte bërë publike prej ditësh, mesfushori i Kosovës do të nis një aventurë të re, ndërsa ka dhënë edhe falenderimin për skuadrën ku ishte pjesë më parë.

Grashopërsi ra mes turpërimit nga elita e futbollit zviceran së fundmi, me lojtarët që i kanë dorëzuar fanellat e tyre tifozëve. Taipin e prisnin edhe në Shqipëri, teksa u raportua se skuadra e Kukësit ishte më afër për marrjen e këtij lojtari. Por duke parë rezultatin e parë që kanë marrë verilindorët në Europë, në atë humbje ndaj Debrecenit me rezultatin 3-0, mund të thuhet se nuk do të jetë i mundur një transferim i tillë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top