Gjelbrim Taipi e ka bërë zyrtare largimin e tij nga Grashopërsi. Ashtu siç ishte bërë publike prej ditësh, mesfushori i Kosovës do të nis një aventurë të re, ndërsa ka dhënë edhe falenderimin për skuadrën ku ishte pjesë më parë.
Grashopërsi ra mes turpërimit nga elita e futbollit zviceran së fundmi, me lojtarët që i kanë dorëzuar fanellat e tyre tifozëve. Taipin e prisnin edhe në Shqipëri, teksa u raportua se skuadra e Kukësit ishte më afër për marrjen e këtij lojtari. Por duke parë rezultatin e parë që kanë marrë verilindorët në Europë, në atë humbje ndaj Debrecenit me rezultatin 3-0, mund të thuhet se nuk do të jetë i mundur një transferim i tillë. /Shqiperia.ch/