
Aroma e festave dhe fundi i kampionatit dimëror ka sjellë lirinë e munguar tek lojtarët. Megjithëse disa zgjedhin familjet dhe shoqërinë për të nisur festat, disa të tjerë kanë vendosur të shfrenojnë fantazinë me mënyra të tjera.
Në Hollandë një lajm po bën bujën duke përfshirë në një skandal katër futbollistë të Willem II, mes tyre edhe Donis Avdiaj. Fillimisht u raportua në mënyrë disi të habitshme, se Avdijaj, Wellenreuther, Meissner dhe Akkaynak kishin braktisur ekipin për të parë qytetin e zbukuruar për festa, pasi gjendeshin në transfertë për t’u ndeshur me Emenin.
Sjellje dhe situatë paksa e pazakontë kjo, pasi nuk mundet që futbollistë të këtij kalibri të lënë skuadrën për këto arsye thuajse banale. Megjithatë, janë mediat holandeze ato që hedhin më tepër dritë rreth skandalit.
Nga burime ende jo të zyrtarizuara, përflitet se lojtarët në fjalë janë parë në shoqërinë e disa femrave në hotel përpara ndeshjes. Në kuadrin e thashethemeve mbeten, ndërsa shtohen edhe më tepër kur konfirmohet se zhurma janë dëgjuar nga dhoma e tyre. Në ndeshjen kundër FC Emmen, lojtarët u përjashtuan nga grupi. Për katër lojtarët nuk jane marrë masa të tjera ndëshkuese, duke qenë se ekipi ka nevojë për lojtarët të cilët janë pjesë e formacionit.
Gjithashtu as drejtuesit nuk duan që ekipi të përfshihet në skandale mediatike duke u munduar të shuajnë çdo thashethem e të mohojnë gjithçka, megjithëse mediat vazhdojnë në gërmimin e tyre. Histori të tilla ndodhin rëndomtë në rradhët e sportistëve ku pjesë kanë qenë dhe vajza minorene apo tejkalime të alkolit. /Shqiperia.ch/