You are here
Home > Futboll Bota > Në Rusi nuk qeshin më me “përrallën” Panuçi-Roma: JO këtë herë, Shqipëria e bën serioze

Në Rusi nuk qeshin më me “përrallën” Panuçi-Roma: JO këtë herë, Shqipëria e bën serioze

Prej ditësh lajmi që ka qarkulluar më së shumti në mediat sportive italiane, është ai që e lidh Panuçin me stolin e Romës. Rezultatet negative dhe loja aspak bindëse me Di Françeskon në krye, ka bërë që drejtuesit e këtij ekipi të mos e mendojnë më gjatë shkarkimin.

Tashmë tema kryesore është emri i zëvendësuesit të tij, atje ku një nga favoritët kryesorë ngelet edhe Panuçi. Në Rusi kjo histori tingëllon shumë herë e dëgjuar, me trajnerin e Shqipërisë që dikur e kanë pasur edhe ata si ndihmës-trajner të Kombëtares, gjatë kohës që drejtoheshin nga Kapelo.

Një prej mediave sportive ruse, kujton faktin se nuk është hera e parë që dëgjohen sirena të tilla për një kalim të Panuçit te Roma. Kjo ndodhi edhe në shkurt të 2013, atëherë kur u përfol për një kontakt të një prej drejtuesve të klubit italian të Romës me trajnerin Panuçi që asokohe gjendej te Rusia. Sigurisht, asgjë konkrete nuk ndodhi dhe kjo temë u rishfaq në vitin 2015.

Tashmë është hera e tretë që një gjë e tillë përsëritet, por këtë herë po sipas asaj që raportohet edhe në Rusi, nuk flitet më për një shaka. Është Shqipëria ajo që e bën më serioze gjendjen, pasi marrja e kombëtares kuqezi nga ana e Panuçit, është një kulm deri tani në karrierën e këtij trajneri, që e ka rritur atë së tepërmi përtej rezultateve të marra. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top