You are here
Home > Futboll Bota > Në rregull, Gjimshiti është gati! Ndeshja spektakolare në Seria A, mund të ketë 3 lojtarë të Kombëtares

Në rregull, Gjimshiti është gati! Ndeshja spektakolare në Seria A, mund të ketë 3 lojtarë të Kombëtares

Ditën e hënë luhet një sfidë shumë e rëndësishme për kampionatin italian. Është pikërisht përballja mes Atalantës dhe Lacios, ajo që do të mbyll takimet e kësaj jave.

Nga mediat italiane vjen një lajm i rëndësishëm nga kampi i skuadrës së Bergamos. Bëhet fjalë pikërisht për skuadrën e Atalantës, pasi grupit i është bashkuar legjionari i Kombëtares, Berat Gjimshiti. Raportohet se mbrojtësi kuqezi është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe do të jetë i gatshëm kundër përballjes me Lacion. Trajneri i bergamasëve, Gasperini, e ka grupin e plotë për të tentuar një rezultat pozitiv ndaj të kaltërve te Inzaghit.

Kujtojmë që prej ditësh, Gjimshiti stërvitej veçmas grupit të lojtarëve të Atalantës, për shkak të dëmtimit që pësoi pak ditë më parë. Mesa duket mjekët e Atalantës kanë dhënë aprovimin për mbrojtësin shqiptar dhe Berati do të jetë në 100% të gjëndjes së fizikut të tij, ku është rikuperuar plotësisht. Tashmë është në dorën e Gasperinit për të vendosur nëse Gjimshiti do të jetë apo jo nga minuta e parë përballë Lacios, atje ku do të luajnë Berisha dhe Strakosha. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top