
Ndeshjet miqësore të tetori janë afër. Kombëtarja e Shqipërisë pret Jordaninë në “Elbasan Arena” më datë 10, ndërsa një ditë më pas Kosova luan në shtëpi ndaj Maltës. Në momentin kur Panuçi dhe Shaland janë duke bërë gati listën e të grumbulluarve, të dy trajnerëve u “zien koka” në të njejtat pozicione, krahët e sulmit. Ky repart ka aq dallime mes Shqipërisë dhe Kosovës sa që nga njera anë vuajnë mungesat e nga ana tjetër vuajnë “tepricat”.
Kështu, Panuçi i duhet të manovrojë në skemën e formacionit pasi të vetmin sulmues krahu për momentin ka Grezdën, deri diku edhe Gavazaj . Shumë pak për një skuadër që tenton të rrëmbej pikë e aq më tepër që duhet të përmirsojë sulmin pasi vuan mungesën e golit. Roshi vuan dëmtimin, Abazaj me shumë gjasa do të jetë ende nën urdhrat e Bushit, ndërsa emrat e tjerë janë thuajse të panjohur për t’u besfuar sulmin. Me përjashtim të Hykës dhe Memushaj të natyralizuar si mesfushorë me tipare sulmuese.
Nga ana tjetër Shaland ka fuqizuar përfqësuesen e tij me të paktën 6 sulmues krahu, nga tre për secilin repart. Në krahun e djathtë janë Milot Rashica, Edon Zhegrova dhe tashmë në garë do të hyjë edhe Lirim Kastrati që ka konfirmuar se do të jetë pjesë e Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të Ligës së Kombeve. Në krahun e majtë konkurrojnë Arbër Zeneli, Bernard Berisha, Donis Avdijaj, Bersant Celina./Shqipëria.ch/