
Ndeshja e fundit në kampionat duket se e ka lodhur pak mbrojtësin shqiptar. Napoli fitoi minimalisht ndaj Fiorentinës me rezultatin 1-0, ndërsa Hysaj nuk mundi të lërë gjurmë në atë takim. E diela i është kushtuar pushimeve teksa Hysaj bashkë me familjen janë fotografuar në një barkë e cila lundronte në mes të detit napoletan.
I shoqëruar nga gruaja dhe djali i tij, mbrojtësi shkodran vazhdon të mendojë për pushimet në këto ditë të nxehta shtatori. Për më tepër, të martën Napoli luan ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Champions League. Në Serbi i pret Crvena zvezda, por Hysaj nuk shqetësohet pasi stërvitjen më të mirë po e bën në barkë duke lundruar./Shqipëria.ch/