
Esat Mala është një prej talenteve dhe produkteve të Superiores, që premton aq shumë me të ardhmen e tij. Futbollisti i Partizanit ka gjetur avantazhin, në atë takim që të kuqtë po luajnë në transfertën e Gjirokastrës, që ndodhet në rezultatin 0-1.
Mesfushori 20-vjeçar ka shmangur në mënyrë fantastike një nga mbrojtësit kundërshtar, për të dërguar topin në rrjetë. Në këtë mënyrë Partizani shkon me 5 pikë diferencë larg Kukësit, nëse këta të fundit do të fitojë në takimin e sotëm ndaj Kastriotit. Shpresat e tifozëve shqiptarë janë të shumta te autori i parë i golit të Partizanit ndaj Luftëtarit, që mund të bëj një kalim të madh në kohët në vazhdim. /Shqiperia.ch/